Çështja “Gërdeci”/ Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore për çështjen Gërdeci për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 09:00.

Kujtojmë se deri më tani janë zhvilluar 6 seanca, por janë shtyrë. Seanca e fundit ishte më 17 korrik.

Mediu po hetohet për shpërdorim detyre për tragjedinë ku humbën jetën 26 persona.