Arrestohen me urdhër të SPAK/ Zbardhen EMRAT e personave që u arrestuan bashkë me kryeprokurorin e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2024, 10:32
Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është vënë në pranga pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.
Bashkë me Zarkën në pranga janë vënë edhe: Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë, Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës për gjyqtare dhe ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Hetuese në BKH, Astrit Vladi biznesmen i përfshirë në rastin e Toyota Yaris në Durrës, Radovan Cela, avokat
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me rastin dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve.

