Paris 2024/ Ja kush e fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 17:12
Medalja e parë e artë e Lojërave Olimpike 'Paris 2024' shkon në Kinë.
Dyshja Huang Yuting dhe Sheng Lihao fituan garën e qitjes me pushkës ajrore në 10 metra, duke mundur në finale çiftin e Koresë së Jugut Jihyeon Keum dhe Hajun Park me rezultatin 16-12.
Kazakistani fitoi medaljen e bronztë me çiftin Le-Satpayev.
Për ta kjo ishte medalja e parë e ‘Paris 2024’ . Kjo është medalja e parë olimpike e Kazakistanit në qitje që nga viti 1996.
Lojërat Olimpike u hapën të premte me një ceremoni madhështore në Paris, teksa do ulin siparin më 11 gusht.
