Vendoset rekordi i parë botëror në Olimpiadë

Rekordi i parë botëror i Olimpiadës “Paris 2024” është vendosur në gjuajtjen me hark.

Koreano-jugorja Lim Sihyeon arriti të grumbullonte 694 pikë në performancën e saj në fazën kualifikuese.

21-vjeçarja vendosi kështu rekord botëror dhe olimpik.

Rekordi i mëparshëm botëror ishte 692 pikë, ndërsa ai olimpik 680.

Të dyja këto rekorde mbaheshin nga sportiste koreane dhe ishin vendosur në vitet 2019 dhe 2021.