Doli nga qelia 1 javë më parë, ish-drejtori i policisë, Erzen Breçani paraqitet në SPAK për t'u njohur zyrtarisht me akuzat

Prokuroria e posaçme i ka komunikuar zyrtarisht akuzë ish-drejtorit të policisë, Erzen Breçani ku emri i tij del në përgjimet e 'Sky ecc' si i përfshirë në përkrahje të autorit  si dhe pastrim parash.

Ai fitoi lirinë 1 javë më pare ku apeli vendosi të lirojë Breçanin dhe si argument paraqiti disa kartela mjeksore ku rezulton klastrofobik.

Tashmë ai është nën mase e sigure arrest në shtëpi, por këtë të enjte është paraqitur vete për tu njohur zyrtarisht me akuzën.

Komunikimi i akuzave do te kryet edhe për personat e tjere te dosjes.