Kënduan këngë raciste për Francën, himni i Argjentinës pritet me vërshëllima në Lojërat Olimpike të Parisit

Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nisur me disa sporte, njëra prej tyre edhe futbolli, ku një nga ndeshjet hapëse është ajo mes Argjentinës dhe Marokut.

Gjithsesi, kampionët e Botës nuk janë mirëpritur nga populli francez, të cilët nuk e kanë harruar videon e bërë virale me këngën raciste për “Gjelat”.

Gjatë himnit argjentinas, stadiumi filloi menjëherë ta vërshëllente. E njëjta gjë u bë dhe me skuadrën e regbisë së Argjentinës, në sfidën që kjo e fundit zhvilloi me Kenian.

Edhe pse disa prej lojtarëve argjentinas kërkuan falje për videon e bërë virale, duket se francezët e kanë të vështirë t’i falin.