As rrezet e diellit nuk depërtojnë dot, plazhi publik mbulohet nga çadrat e mijëra pushuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 16:50
Mijëra egjiptianë kanë mbushur plazhet publike në Aleksandri, duke mbuluar rërën me çadra.
Edhe pse vetëm një orë larg qytetit ka hotele me plazhe private dhe luksoze, çmimet e lira duket se i kanë tërhequr masivisht egjiptianët nga të katra anët e vendit.
Banorët vendas thonë se në Aleksandri është shumë më lirë se kudo tjetër në Egjipt.
Por duket se leverdishmëria ekonomike e ka bërë thuajse të pamundur të gjesh një hapësirë ku mund të hyjnë qoftë edhe rrezet e diellit.