Dorëheqja e Biden/ Kedhi: Nuk ishte i aftë për detyrat e tij, Harris ka shumë delegatë me vete
Përmes një interviste me Ora News nga SHBA, studiuesi Nikola Kedhi tha se demokratët amerikanë që kërkojnë primare janë me një vit vonesë.
Ai shtoi ky është një rast i paprecedentë që elitat e partisë pas votës së primareve që të votojnë kundër këtij vullneti të cilën e kanë miratuar demokratët.
Kedhi: Demokratët amerikanë që kërkojnë primare janë me një vit vonesë. Kur doli një kandidat që i kërkonte Bidenit të hapte krahun, mediet dhe demokratët i thanë të hapte krahun. Tashmë janë me shumë vonesë, që presidenti Biden nuk ishte i aftë për të bërë detyrat e tij si president dhe të mbante një mandat të dytë.
Ky është një rast i paprecedentë që elitat e partisë pas votës së primareve që të votojnë kundër këtij vullneti. Shumë prej tyre kanë bekuar Kamela Harris si kandidate që ka një numër të madh delegatësh dhe është drejt faktorizimit. Harris nuk ka fituar asgjë vetë.