Dorëheqja e Biden/ Bytyçi: Erdhi pas këshillimit me demokratët, vuri shteti para interesave të tij

Përmes një interviste në Ora News, njohësi i politikës ndërkombëtare, Seb Bytyçi u shpreh se infektimi i Biden me Covid ishte pika e kthesës dhe u pa se gjithmonë po bëhej më e realizueshme tërheqja nga gara.

Bytyçi: Infektimi i Biden me Covid ishte pika e kthesës dhe u pa se gjithmonë po bëhej më e realizueshme tërheqja nga gara, në prapavijë ka pasur shumë biseda dhe takime tek demokratët që e kanë bindur Biden që të tërhiqet nga gara.

Edhe sondazhet ishin transparente me Bidenin që tregonin se po bëhej gjithmonë më e vështirë për të që të fitonte në disa shtet kyçe. Ka pasur disa çështje të hapura, sikurse është ajo kryesore, se nëse dikush tjetër është kandidat a ka më shumë gjasa të fitojë përballë Trump. Biden me vendimin e tij për tu tërhequr vuri shtetin para interesave personale.