Irani dhe Rusia manovra të përbashkëta në Detin Kaspik
Irani dhe Rusia nisën sot manovrat e përbashkëta detare në Detin Kaspik, pasi të dy fuqitë rikonfirmuan partneritetin e tyre strategjik.
“Manovra do të përfshijë ushtrime taktike, misione shpëtimi dhe operacione kundër piraterisë”, tha agjencia e lajmeve ISNA, duke cituar një zëdhënës të marinës iraniane.
Një anije luftarake nga Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike do të jetë gjithashtu në funksion. Nuk janë zbuluar detaje mbi gjatësinë e manovrës së përbashkët.
Irani dhe Rusia kanë qenë aleatë të ngushtë prej vitesh, me të dy vendet që mbështesin regjimin e Bashar al-Assad në Siri. Teherani është akuzuar se ka furnizuar Moskën me dronë për t’u përdorur kundër Ukrainës, një akuzë të cilën liderët iranianë e kanë mohuar.
Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, i parë gjerësisht si një reformist i moderuar, pritet të kërkojë marrëdhënie më të ngushta me Perëndimin pas tensioneve të larta në vitet e fundit.
Megjithatë, manovrat e përbashkëta sugjerojnë se ai nuk është i gatshëm të ndërpresë lidhjet me Moskën.
