Përfshihet nga flakët makina në autostradën Laç-Fushë Krujë, dalin detajet e para

Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Laç-Fushë Krujë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit dhe nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se makina është djegur për shkak të një defekti elektrik. Ndërkohë janë shpërndarë edhe pamje nga momenti kur makina është nën "pushtetin" e flakëve.