Përfshihet nga flakët kati i dytë i një pallati në lagjen "11 Janari" në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 21:13
Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati mbrëmjen e sotme në lagjen “11 Janari” në Fier.
Zjarrfikësit në kushte të vëshitira kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur edhe rrezikun për përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
