Politika Europiane në Londër, Mulolli: Pjesëmarrja e Kosovës, shumë e rëndësishme

Konsulenti politik, Fitim Mulolli në një intervistë në Ora News u shpreh se pjesëmarrja e Kosovës në samitin politik në Britaninë e Madhë është shumë e rëndësishme.

Mulolli: Është një pjesëmarrje shumë e rëndësishme e nivelit më të lartë të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani është duke bërë një numër të takimeve të nivelit të lartë, ku është pritur nga kryeministri i ri britanik.

Ka takuar kancelarin Scholz dhe shumë liderë të tjerë të vendeve të fuqishme evropiane.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur vazhdon ende një farë tensionimi post Banjska nëse mund ta quaj ku ende flitet se mund të ndodhë ndonjë përsëritje e ndonjë incidenti të ngjashëm e nxitur nga Serbia.