Isufi: Grupe të afërta më Radoiçiç janë duke u stërvitur shumë pranë Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 18:50
Në një lidhje Skype me Ora News, Venhar Isufi, gazetar tha se njëra nga pompat e karburantit e bllokuar në veri është e Radoiçiçit.
Venhar Isufi: Po bëhen hetimeve ndaj këtyre pompave. Mësohet se njëra nga ato i përket Radoiçiç dhe është diçka e konfirmuar si gjë. Për këtë janë duke hetuar edhe policia e Kosovës, dhe nuk ka pasur incidente gjatë një aksionit të tillë.
Dihet më herët se aksione të tilla në veri ka pasur pengesa nga komuniteti serb dhe kohët e fundit po vihet një ndryshim. Sot ajo që është raportuar që grupe të afërta me Radoiçiç janë duke u trajnuar në tri vende shumë afër me Kosovën.