Shala: Specialja po relativizon viktimën dhe agresorin, do dënohen edhe 4 liderat e tjerë të UÇK-së

Në një lidhje Skype me Ora News, Azdren Shala, anëtar i PSD-së u shpreh se Gjykata Speciale është duke gjykuar UÇK-në dhe liderat e saj me dënime të gatshme.

Shala: Mënyra sesi është formuar është që të dënohen të gjitha krerët e luftës dhe presim që të dënohen edhe ata 4 të tjerët. Dy nene janë shumë problematika, ndërmarrja si organizatë kriminale, dhe neni ku thuhet që të gjykohen krimet e UÇK-së duke i specifikohet një subjekt i vetëm.

UÇK po gjykohet më rëndë se nazizmi dhe po relativizohet viktima me agresorin. Procesi është formal dhe dihet se kanë me gjykuar liderat e UÇK. Dënimi është i gatshëm dhe vetëm nuk dihet se cila është sasia e viteve që do marrin.