Vuante nga probleme të zemrës, turisti francez 38-vjeçar ndërron jetë në ishullin e Sazanit

Ndërron jetë turisti francez në ishullin e Sazanit. Bëhet me dije se 38-vjeçari nga Franca, vuante nga probleme të zemrës.

Në një moment turisti nuk është ndjerë mirë, ku është bërë e mundur dhënia e ndihmës së parë nga pjesëtarë të bordit të skafit dhe turistët e tjerë. Megjithatë 38-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës gati pa shenja jete.

Turisti ndodhej në ishullin e Sazanit me gruan dhe vajzën e tyre 6-vjeçare.