Blushi: Rama dhe Veliaj në pushtet, të mbrojtur nga Policia e Partisë, po dhe nga drejtësia e kapur!

Para bashkisë së Tiranës ka nisur në orën 11:00 të ditës së sotme, protesta e gjashtëmbëdhjetë e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin një orë e më parë nga posti të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, për inceneratorin e Tiranës dhe në aferat korruptive të pesë drejtorëve, tashmë të arrestuar nga SPAK.

Një nga pjesëmarrësit që mori fjalën në demonstratë ishte edhe z. Tedi Blushi , i cili ndër të tjera tha: Ne do të jemi në protesta deri ditën kur ky hajdut , ky kriminel të marrë dënimin e merituar. Por nga kush do ta marrë ndëshkimin?! Për fat të keq sot kemi një sistem drejtësie të kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”!

Po çfarë intelektuali mund të jesh kur ti shmang, Këshillin Bashkiak për t’i hapur udhën inceneratorit që nuk ekziston, një aferë korruptive, kur inceneratorin nuk e ke vendosur as në punë?!

Pra, është shumë e thjeshtë që ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndorjnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur."