Tajlanda nga sot heq vizat për qytetarët e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 21:52
Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka njoftuar se Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Donika Gërvalla ka shkruar se qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë.
“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruan Donika Gërvalla.
Sipas Donika Gërvallës, kjo arritje reflekton përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës.