Opozita: Kurti të ikë! PDK e LDK: qeverisja i ka sjellë vetëm dëme Kosovës

Opozita në Kosovë kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti me argumentin se dështoi të sigurojë heqjen e masave ndëshkuese të BE dhe se ka dëmtuar vendin në arenën ndërkombëtare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Rrezarta Krasniqi,  tha për Ekonomia Onlione në një vit qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë tjetër veçse i ka sjellë dëm Kosovës.

Një tjetër pretendim përse LDK dhe PDK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit është dështimi në avancimin e Kosovës në arenën Kombëtare.

Sipas deputetit të LDK, Armend Zemaj mungesa e koordinimit me aleatët sa vjen dhe përkeqësohet.

Ndërsa për deputetin i PDK, Hisen Berisha, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti që “asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO”, janë populiste dhe për efekt elektoral.