Guri: Ardhja e Belerit në Athinë në qendër të vëmendjes, nuk ka veto për ne për integrimin

Përmes një interviste me Ora News, gazetari Etmond Guri tha se siç pritej ardhja e Belerit në Athinë ishte në qendër të vëmendjes, si të politikës ashtu edhe medies.

Guri: Siç pritej ardhja e Belerit në Athinë ishte në qendër të vëmendjes. Ka pasur mbështetës dhe medie ndërkombëtare, sepse është rasti i parë që një euro deputet i zgjedhur ndodhet në një situatë të tillë. Më pas ai është takuar me kryeministrin e Greqisë për disa minuta.

Sikurse e ka deklaruar Beleri objektivi kryesore është përcillja e problematikave të minoritet grek në BE. Nuk ka pasur veto të eurodeputetëve për integrimin e vendit tonë. Është Athina zyrtare ajo që ndikon dhe jep një votë pro ose kundër në raport me integrimin.