Dhunimi brutal i inxhinierit elektrik në Tiranë, ngjarja për shkaqe banale

E ngacmoi në Instagram dhe la takim në Tiranë, një vajzë u bë shkak i dhunimit të inxhinierit

Një vajzë është bërë shkak i dhunimit brutal të inxhinierit elektrik Rigels Kaso  në Tiranë. Sipas policisë së Tiranës Rigels Kaso i kishte shkruar në Instagram vajzës që jetonte në Tiranë.

Nga Bilishti ai ka udhëtuar në drejtim të Tiranës, ku qëllimi ishte për të takuar vajzën me të cilën kishte lënë takim.

Por kur ka shkuar në vendit ku e kishte paracaktuar për të takuar vajzën, Rigels Kaso, është përballur me bashkëjetuesin e vajzës që ngacmonte, i cili ka filluar ta godasë me sende të forta.

Si pasojë e goditjeve Rigels Kaso ka marrë lëndime të rënda në kokë, të cilat i kanë sjellë probleme serioze për shëndetin.

Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës shpalli sot në kërkim si autor 34-vjeçarin Bajram Gjeleshi, lindur në Peshkopi dhe banues në kryeqytet, i cili rezulton të jetë bashkëjetuesi i vajzës që ngacmonte në Instagram Rigels Kaso.