Pse Donald Trump kërkoi të vishte këpucët pasi u qëllua nga atentatori?
Kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump ra pre e një atentati me armë një ditë më parë gjatë takimit në Butler, Pensilvani.
Përveç ngjarjes, ajo që ra në sy ishte biseda e Trump me agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët për ta mbrojtur nga plumba të tjerë, e mbuluan me trup.
Trump zbuloi edhe një tjetër detaj gjatë intervistës së tij me New York Post.
Në një nga videot që filmuan atentatin, meqë mikrofoni ishte i hapur, Trump dëgjohet duke thënë: ‘Dua të marr këpucët e mia’.
Ai shpjegoi për Postin se agjentët të cilët e mbuluan me trup, e goditën aq fort sa i ranë këpucët.
‘Dhe këpucët e mia janë të ngushta’, tha ai për gazetën.
Trump gjithashtu përgëzoi personelin e Shërbimit Sekret për veprimet e tyre dhe i lavdëroi ata që qëlluan personin e armatosur.
