FOTO/ Gazetari i BBC raportoi i fshehur pas të shtënave në mitingun e Trump: Një grua bërtiti...
Një prej të pranishmëve në momentin e atentatit të dështuar ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Pensilvani ishte edhe gazetari i BBC Gary O’Donoghue.
Në rrëfimin e tij, O’Donoghue tregoi se së bashku me ekipin e BBC u detyruan të fshihen për të shmangur të shtënat e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks.
I fshehur pas makinës së transmetuesit britanik, gazetari raportoi përshtypjet e para të momente të panikut që u krijuan në mitingun elektoral.
“Kishte 10 minuta që fjalimi i Trump kishte nisur. Teksa po prisnim të transmetonim drejtpërdrejt dëgjuam disa të shtëna. Rreth 6 të shtëna u dëgjuan.
Një grua bërtiti se dikush po qëllonte me armë.
Një burrë tha se kishte disa snajperë por nuk ishte i sigurt. Tani jam në tokë, pas makinës sonë.
Kjo është mburoja e vetme që kemi dhe po përpiqemi të kuptojmë çfarë ka ndodhur. Nuk po e dëgjoj më Donald Trumpin të flasë”, u shpreh ai.

