“E njihnim për djalë të zgjuar”, dëshmia e shokut të shkollës me atentatorin e Trump: Bullizohej, nuk përshtatej me të tjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 22:42
Thomas Matthew Crooks , 20-vjeçari që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu të shtunën mbrëma në Pensilvani, ishte viktimë e bullizimit gjatë kohës së studimeve, sipas asaj që tregoi një ish-studenti.
Jason Kohler, një ish-nxënës në shkollën e mesme Bethel Park, i tha CNN se ai nuk ishte në të njëjtën klasë me Crooks, por e shihte atë dhe tha se nuk kishte “shprehje fytyre”.
Crooks, tha Kohler, ishte ngacmuar sepse nuk përshtatej me të tjerët në shkollë.
“Kisha dëgjuar se ai ishte një djalë i zgjuar”, rikujtoi Kohler, ndërsa shtoi se incidenti ishte i pabesueshëm.
