VIDEO/ Berisha: Të gjithë e panë vrasësin, por zoti e pa Presidentin Trump

Një tjetër video amatore në mediat dhe rrjetet sociale amerikane, tregon se atentatori 20-vjeçar i Donald Trump pati kohë të mjaftueshme për t’u ngjitur në tarracën e ndërtesës.

Në këtë video të filmuar nga qytetarët që ishin në tubimin elektoral të Donald Trump, shihet autori që ngjitet në tarracë.

Gjatë kësaj kohe, nuk pati asnjë reagim nga forcat e policisë dhe agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan.

Videoja u publikua edhe nga kreu i PD, Sali Berisha.

“Të gjithë e panë vrasësin, por zoti e pa Presidentin Trump!” shkruan Berisha.

Pikëpyetjet e ngritura janë përse u lejua atentatori të ngjitej mbi tarracë dhe nuk pati reagim?

Analistët dhe ekspertët amerikanë të sigurisë kanë ngritur shqetësimin se u neglizhua siguria.

Në këtë video të re, dëgjohen edhe qytetarët që bërtasin dhe kërkojnë policinë.