Sulmi ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump/ Haxhi: Ky është atentat politik

Diplomatja, Edith Haxhi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se sulmi ndaj Donald Trump është një atentat politik.

Haxhi: Ky është atentat politik.

Ky nuk është thjesht një dhunim i sigurisë së SHBA-së apo i shërbimeve sekrete.

Një moment vakumi përsa i përket operacioneve të shërbimeve sekrete.

Ky është atentat politik, bëhet jo thjesht ndaj kandidatit për president të SHBA, por bëhet ndaj Trump i cili është edhe udhëheqësi i lëvizjes antistabilishment në të gjithë botën.

Trump sot përfaqëson liderin global në luftën kundër kësaj të majte e cila është kamufluar me petkun e liberalizmit por nuk është e vërtetë është thjesht një e majtë e cila është më e sofistikuar se më parë.