Atentati ndaj Donald Trump, gazetarja Cenkollari tregon detajet e sulmit dhe hetimit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 14 Korrik 2024, 15:47
Gazetarja e VOA-s, Klementina Cenkollari në një intervistë në Ora News tregoi detajet dhe të rejat më të fundit nga hetimi për atentatin ndaj Donald Trump.
Cenkollari: Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Organet ligjzbatuese janë duke vazhduar hetimet.
FBI identifikoi një 20 vjeçar, si autorin e dyshuar për atentatin ndaj ish presidenti Donald Trump.
Agjencia e zbatimit të ligjit tha se autori i dyshuar ishte nga Pensilvania, rreth një orë me makinë nga vendi i tubimit politik ku Trump u qëllua në vesh.
Autori I dyshuar sipas dëshmitarëve, përdori një armë gjysmë automatike AR 15, e ngjashme me kallashnikovin.
