Balla: Njoftoni shërbimin zjarrfikës për çdo rast zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 17:40
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në rrjetet sociale u bën apel qytetarëve të njoftojnë shërbimin zjarrfikës për çdo rast zjarri që shohin.
Balla, duke ndarë pamje nga puna e zjarrfikësve në betejë më flakët, thekson se në këtë periudhë me temperature të larta, zjarret janë shumë të shpeshta.
“Të dashur qytetarë, në këto temperatura kaq të larta zjarret janë shumë të shpeshta, ju lutem njoftoni menjëherë Shërbimin Zjarrfikës”, nënvizon Balla.