“Koha për të fituar Championsin”, legjenda gjermane karikon Interin

Jurgen Klinsmann ka mbetur shumë i lidhur me Interin, skuadër ku kaloi tri sezone të bukura (89-92).

Me zikaltrit realizoi 34 gola dhe fitoi Kupën UEFA.

Ish-sulmuesi i njohur gjerman është ndalur te gara për kreun në Serie A, me zikaltrit që do të tentojnë mbrojtjen e titullit kampion. Por edhe tek ëndrra Champions League.

Rivalët e Interit janë gjithmonë të njëjtët: Milani dhe Juventusi. Jam shumë i lumtur që Interi fitoi titullin, por tifozët tani do të kërkojnë triumfin në Champions.

Dhe suksesi për skuadrën e Inzaghit është i mundur, sepse organika është ndërtuar në mënyrë inteligjente.

Ky Inter mund të garojë për fitimin e Championsit.

Drejtuesit kanë bërë një punë mjaft të mirë. Unë jam i bindur që Interi do të bëjë mirë edhe në Europë, pres një sezon të bukur.

Raporti dhe lidhja e tifozëve me skuadrën ka qenë gjithmonë intensive.

Ti gjithmonë ndiheshe pjesë e popullit zikaltër, diçka që më lumturonte shumë kur isha pjesë e zikaltërve”, kujton Klinsmann.