Investim 1.7 milionë euro, përfshihet nga flakët prona e trajnerit të Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 08:18
Një vatër zjarri ka shpërthyer në banesën e re, që është në ndërtim e sipër, të Julian Nagelsman, trajnerit të kombëtares gjermane.
Trajneri i kombëtares bleu në komunën e Fieberbrunn (rrethi Kitzbuhel) një pronë me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë, për të cilën shpenzoi 1.75 milionë euro.
Sipas zjarrfikësve, ka pasur një zjarr të shkaktuar nga një shishe gazi gjatë punimeve.
Duke qenë se nuk dihej nëse ishte një bombol gazi i mbushur me gaz acetileni apo propan, pesë “shtëpitë në zonën e rrezikut dhe kantieri, me gjithsej 15 persona, u evakuan”.
