ZYRTARE/ Verën e kaluar ishte objektiv i Milanit, Interi prezanton sulmuesin
Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit.
Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga portugezët e Portos.
86 ndeshje dhe 49 gola numëron Taremi me kombëtaren e Iranit, ndërkohë që zikaltrit do të jenë skuadra e tij e tretë në Europë pas Portos dhe Rio Aves.
Verën e kaluar u kërkua me ngulm edhe nga Milani dhe goleadori ishte afër nënshkrimit me kuqezinjtë, por marrëveshja nuk u arrit.
Ndryshe ndodhi me Interin, që i ka dhuruar një kontratë deri në 2026, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.
Futbollisti pers do të përfitojë 3 mln euro neto në sezon plus bonuset. Taremi është përforcimi i tretë për skuadrën e Simone Inzaghit.
Me drejtuesit që kanë siguruar më parë shërbimet e portierit Martinez dhe mesfushorit të avancuar polak Piotr Zielinski.
