EMRAT/ Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit, ja kush janë 19 të arrestuarit

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një komunikim për mediat për finalizimit të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3”, ku janë lëshuar 24 arreste, bëri me dije se janë arrestuar 19 persona, ndërsa vijon puna për kapjen e pesë personave të tjerë.

Personat e arrestuar janë: Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila,  Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi

Ai shtoi se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi kanabisi, doza, para, 5 makina dhe disa telefona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi” tha ndër të tjera Vocaj.