Demiri: Sulmet kibernetike tashmë kanë vite që ndodhin, kanë qenë nga më të ndryshmet...

Ditën e sotme, i ftuar në studion e lajmeve të "Ora News" ishte eksperti i IT, Erion Demiri për të folur rreth sigurisë kibernetike.

"Sulmet kibernetike janë goxha të sofistikuara dhe njëkohësisht sa më të varura të jenë sistemet që një shtet ka ndaj infrastrukturave që merren me kalimin e të dhënave, aq më të ndjeshëm janë këto sisteme.

Kemi pasur sulme nga më të ndryshme, që kanë gjunjëzuar që kanë të bëjnë me strukturat spitalore, kompanitë e mëdha farmaceutike, kemi pasur në Iran prekjen e të gjithë sistemit të pasurimit të Uraniumit.

Pra sa më shumë sisteme të avancuara të kemi, aq më të ndjeshëm janë ndërprerja e këtyre sistemeve për shkak të sulmeve kibernetike. Fjala që një vend mund të gjunjëzohet nga sulmet kibernetike është mëse e qartë për ne të rangut teknik. Duhet të jetë e qartë për të gjithë", tha Demiri.