Shkretëtira mbulohet me lule/ Atacama, çelin bimë në mes të dimrit, shkak shirat e pazakontë në Kilin verior
Zona të mëdha të shkretëtirës Atacama, e njohur gjithashtu si më e thata në planet, janë mbuluar me lule të purpurta dhe të bardha, fare e pazakontë për këtë periudhë të vitit atje. Kjo ndodhi pas reshjeve të dyndura të shiut në Kilin verior, duke dhuruar një panoramë të mjaft të veçantë.
Një fenomen fare i pazakontë ka ndodhur në shkretëtirën e njohur me emrin Atacama, më e thata në planetin tonë.
Zakonisht, një lulëzim i tillë ndodh çdo disa vjet në pranverë duke mbuluar mijëra kilometra katrorë.
Por lulet po shfaqen tani në dimër, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2015, thonë ekspertët.
Cesar Pizarro, kreu i ruajtjes së biodiversitetit në Korporatën Kombëtare të Pyjeve, tha se 11-12 milimetra reshje në prill plus retë e mëdha kanë qenë shumë intensive në zonë duke shkaktuar kushte atmosferike që favorizojnë çeljen e këtyre bimëve.
Ndërsa shkretëtira e famshme kthehet në ngjyrë vjollcë në mbi 15,000 kilometra katrorë, ky lulëzim dimëror po mbulon vetëm disa qindra kilometra.
Më shumë shira priten gjatë javëve të ardhshme, të cilat mund të shkaktojnë lulëzim të luleve në një zonë më të gjerë.
Shkencëtarët nuk kanë përcaktuar ende nëse ky fenomen, i regjistruar edhe në dimrin e vitit 2015, ka lidhje direkt me ndryshimet klimatike apo jo, me fenomenin El Nino apo La Nina.
