EMRI/ Shqiptari nuk heq dorë, kapet në 'shtëpi bari', pak kohë pasi ishte liruar nga burgu për të njëjtën vepër

Në prangat e policisë britanike ka rënë një shqiptar, i cili kujdesej për një fermë kanabisi me vlerë mbi 170,000 £ në një shtëpi në Nottingham.

I identifikuar si Renato Kutrici, shqiptari kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu për të njëjtën vepër penale.

Gjatë seancës gjyqësore, avokatja mbrojtëse e 39-vjeçarit, Laura Pitman, tha se klienti i saj u përfshi në ndërmarrjen e paligjshme përmes një bande shqiptare, së cilës familja e tij i detyrohej para.

Dhe ajo tha se tani ai është “thjesht i dëshpëruar për të shkuar në shtëpi” te gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Kutrici, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 10 muaj burg./SYRI.net