SHBA paketë të dytë ndihme për Ukrainën, 225 mln dollarë për mbrojtjen ajrore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon një paketë të dytë ndihme për Ukrainën, në vlerën e 225 milionë dollarëve.
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot në një takim me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e samitit të NATO-s, një paketë të re ndihme prej 225 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë një sistem raketor Patriot (i dyti deri më tani) për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore.
Paketa përfshin raketa anti-ajrore Stinger, municione për sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë ose Himars dhe predha të tjera artilerie 155 mm dhe 105 mm.
13.6 miliardë dollarë është ndihma financiare për Ukrainën që është dhënë pak kohë më parë nga SHBA për Ukrainën, para të destinuara për ndihma humanitare, për mbrojtjen dhe asistencë ekonomike.
