Clooney: Bidenin e dua, por të ikë! Aktori, mbështetës i demokratëve, i kërkon tërheqjen nga Presidencialet
Aktori i famshëm George Clooney, një mbështetës i demokratëve amerikane i është bashkuar zërave të personaliteteve dhe politikanëve që kërkojnë tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale. Në një editorial, ai e cilëson hero Joe Biden, por thotë se është koha të ikë!
Argumenti më shkatërrues kundër rizgjedhjes së Joe Biden deri më tani mund të ketë ardhur jo nga politikanë apo strategjistë fushatash, por nga një yll kinemaje!
Aktori i njohuir George Clooney, një mbështetës dhe financues i demokratëve amerikane përmes një editoriali i ka kërkuar presidentit të tërhiqet nga gara, pasi koha po mbaron.
Clooney, tha se presidenti ka fituar shumë beteja në karrierën e tij, “por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë, ishte lufta kundër kohës”.
Aktori përmes një editoriali në “The Neë York Times” shkruan se vështirë për tu thënë, por Biden që takoi në një ngjarje për mbledhjen e fondeve tre javë më parë nuk ishte” Biden i vitit 2010, e as i 2020-ës.”
Clooney shtoi se shqetësimet e tij përputheshin me të çdo anëtari të Kongresit me të cilin kishte folur.
Të mërkurën Nensy Pelosi, një zë shumë me ndikim në mesin e demokratëve shpërfilli këmbënguljen e zotit Biden se ai ishte i vendosur të vazhdonte.

Kur u pyet nëse ai duhet të qëndrojë në garën zgjedhore, ajo i tha: “Unë dua që ai të bëjë gjithçka që ai vendos të bëjë”.
“I takon presidentit të vendosë nëse ai do të kandidojë. Ne të gjithë po e inkurajojmë atë të marrë atë vendim, sepse koha po ikën”.
Duke pranuar kërkesat ndaj presidentit gjatë samitit të NATO-s, zonja Pelosi i tha: "Unë u thashë të gjithëve - le të ndalemi".
Një numër i lartë i demokratëve të zgjedhur kanë sugjeruar që ai të braktisë fushatën e tij që nga debati i tij i 27 qershorit me Trump.
Sidoqoftë, mbështetja e përgjithshme nga demokratët e zgjedhur mbetet e fortë.
Mospajtimi publik, vazhdon të rritet brenda partisë së zotit Biden, ndërsa ai përballet me shqyrtimin gjatë pritjes së samitit të NATO-s në Uashington.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kishte besim se SHBA-ja do të mbetet një anëtare e përkushtuar e aleancës – pavarësisht se kush do të ulet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, zoti Biden apo zoti Trump skeptik ndaj NATO-s.
Në një konferencë shtypi, BBC e pyeti Stoltenberg nëse të 32 anëtarët e aleancës ndajnë optimizmin e tij, pavarësisht shqetësimeve për kandidaturën e zotit Biden.
"Unë nuk po them se ne gjithmonë mund të shpërfillim shqetësimet," tha Stoltenberg. "Por sa më e rrezikshme të jetë bota, aq më e qartë është se ne kemi nevojë për NATO-n", përfundoi ai


