Fajtor për tentativë vrasje, dënohet me 6 vjet e 6 muaj burg reperi i njohur italian

Reperi i njohur italian Shiva, emri i vërtetë i të cilit është Andrea Arrigoni, është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për të shtënat me armë që ndodhën vitin e kaluar para studios së tij të regjistrimit në Settimo Milanese.

Artisti u shpall nga gjykata fajtor për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë të shtënave atë ditë mbetën të plagosur anëtarët e një grupi muzikor rival të drejtuar nga Rondo Da Sosa.

Prokurorja publike Daniela Bartolucci kërkoi dënimin me 7 vjet burg të Shivës teksa mbrojtja ka synuar gjithmonë shpalljen e pafajësisë. Sipas avokatëve, artisti në fakt kishte reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta apelojnë vendimin. Në oborrin e kompanisë diskografike “Milano Ovest”, Shiva u sulmua nga dy luftëtarë profesionistë MMA, 25-vjeçari Alessandro Maria Rossi dhe 30-vjeçari Walter Pugliesi.

Të dy ishin ngarkuar nga Rondo da Sosa për t’u hakmarrë për disa fyerje që Shiva kishte bërë në internet. I gjendur përballë dy luftëtarëve, reperi më pas ka nxjerrë armën duke i plagosur në këmbë.

Tashmë ai do duhet të vihet pas hekurave e të vuajë dënimin që i kanë caktuar.

Fajtor për tentativë vrasje, dënohet me 6 vjet e 6 muaj burg