VIDEO/ Përfshihet nga flakët katedralja 1000-vjeçare në Francë
Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende por autoritetet ndodhen në vendngjarje për mobilizimin e situatës.
Imazhet dhe videot në mediat sociale treguan flakët e tymin nga ajo që duket si një tendë skele pranë majës së ndërtesës, e cila është e njohur për shkak të tre kullave të saj që përfshijnë arkitekturën qindravjeçare.
Katedralja njihet gjerësisht pasi u pikturua disa herë nga piktori impresionist francez Claude Monet në shekullin e 19-të.
"Një zjarr ka filluar në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina e panjohur në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar," shkroi kryetari i bashkisë së qytetit Nicolas Mayer-Rossignol në X.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) July 11, 2024
A fire has erupted in the spire of the Notre Dame Cathedral in the French city Rouen.
It’s one of France’s most beautiful and important cathedrals.
Work started on it in 1080 and it was finished around 1200.
???????? pic.twitter.com/MG8RDb3Rij