Dy orë me vetëm 3 gjuajtje në portë, Southgate i ekzaltuar: Luajtëm ndeshjen më të mirë deri më tani
Anglia mes 4 më të mirave të Evropës. Skuadra e Southgate arrin të presë një biletë për në gjysmëfinale.
Pavarësisht se loja e “tre luanëve” nuk bindi as në sfidën ndaj zviceranëve, Anglinë e “ndjek” fati sërish siç bëri edhe ndaj Sllovakisë, në sfidën për raundin e të 16-ave.
Këtë here ruleta e fatit nga pika e penalltive ishte në anë e anlgezëve, të cilët fituan 5-3, pasi rezultoi fatal gabimi i Akanjit.
Pas sfidës i lumtur ishte tekniku Southgate për suksesin e të tijëve, duke analizuar kështu sfidën përballë Zvicrës:
“Luajtëm shumë mirë, mund të themi se është ndeshja më e mirë që kemi bërë deri më tani. Skuadra jonë konfirmoi edhe njëherë tjetër forcën e karakterit që ka.
Të tilla kompeticione fitohet edhe nëpërmjet këtyre karakteristikave, jo vetëm në sajë të të luajturi mire.
Mbërritëm në gjysmëfinale, por sigurisht ne nuk duam të ndalemi këtu”, theksoi Gareth Southgate.
Një sukses i rëndësishëm për kombëtaren e “Tre Luanëve”, që hedh seriozisht tashmë kanidadturën për finalen e 14 Korrikut, në Berlin. Në gjysmëfinale ata do të përballen me Holandën.


