Haxhiu: Nga inovacioni tek mbështetja financiare e studentëve, 5 pikat e programit të PL për arsimin

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka folur për arsimin duke thënë se emigracioni masiv dhe rënia e lindshmërisë kanë goditur fort këtë sektor në Shqipëri.

Haxhiu renditi disa nga problematikat që sipas saj janë klasat kolektive, mungesa e një standardi të njëjtë mësimdhënieje në të gjitha shkollat, mungesa e hapësira argëtuese, politizimi i administratës arsimore etj.

Por, sipas saj, për t’u dhënë zgjidhje këtyre problematikave, Partia e Lirisë ka një program që përmban 5 pika.

Deklarata e Brunilda Haxhiut:

Emigracioni masiv dhe rënia e lindshmërisë kane goditur fort arsimin shqiptar. Regjistrimet ne sistemin tone arsimor dëshmojnë qarte rënien e nxënësve me 4,1 % ne vitin 2023.

Nga te cilat ne arsimin 9 vjeçar ka një rënie vjetore 4 %, arsimi i mesëm 7,4% ndërsa arsimi i larte ka rene me 2 %. Këto shifra dëshmojnë qarte rënien e theksuar ne grupmoshën 15- 18 vjeç qe ka te beje edhe me rritjen e emigracionit te minoreneve.

Rënia e numrit te nxënësve ne shkollat e mesme duket edhe me e forte nëse krahasojmë nxënësit qe u regjistruan ne klasën e 10, qe janë 28 mije nxënës qe u regjistruan për vitin akademik 2022- 2023 nga rreth 31 mije nxënës vitin e kaluar akademik. Pra një rënie me gati 9 %.

Ndërkohe qe numri i nxënësve ne shkollat shtetërore bie, ne shkollat private numri i nxënësve ngrihet me 3400 nxënës ne 4 vjet. Pra kemi një keqfunksionim te sistemit te arsimit shtetëror.

Arsimi është nje nga faktorët kryesore bashke me shendetesine dhe vendin e punës qe i detyrojnë shqiptaret te largohen.

Shpopullimi dhe problemet ne arsim kane hyre ne një rreth vicioz dhe ndikojnë njeri -tjetrin ne funksionimin e tyre.

37% ka rene numri i nxënësve nga 2010- 2022. Por nuk ka rene numri i mësuesve. Rënia e raportit mësues – nxënës nuk e ka përmirësuar mësimdhënien. Dëshmi e kësaj janë rezultatet e ulta ne provimet e maturës.

Rezultatet e maturës shtetërore e kanë treguar çdo vit rënien drastike të cilësisë së arsimit të mesëm, për të ardhur në certifikimin e këtij dështimi nga rezultatet e testeve Pisa. Shqipëria është në vendin e 69-të nga 80 vende që u bënë pjesë e testimit. Pra jemi më keq seç ishim në 2018-n dhe akoma më keq se në vitin 2015. 50% e të rinjve janë kthyer në analfabetë funksionalë pra nuk kuptojnë atë qe lexojnë.

Situata e arsimit ne Shqipëri është alarmante.

Ne zonat rurale mësimi behet ne klasa kolektive sepse ka pak nxënës. Shkollat janë braktisur edhe për shkak te mungesës se transportit dhe sigurisë dhe prindërit detyrohen ti lëne pa shkolle fëmijët e tyre.

Mësimdhënia nuk ka te njëjtin standard ne te gjithë vendin. Ka shkolla te dorës se pare dhe shkolla te dorës se dyte. Prindërve iu duhet te migrojnë nga zonat rurale drejt atyre urbane per një arsim me te mire. Kjo behet shkak për nxitjen e mëtejshme te lëvizjeve migratore brenda vendit dhe centralizimin e popullsisë ne qytet dhe sidomos ne Tirane.

Ne shkolla kemi mungesa te mëdha te mjediseve argëtuese dhe sportive, mungojnë laboratorët dhe sallat e internetit. Ka mungesa te mësuesve ndihmës qe pengojnë ecurinë mësimore te nxënësve, mësimdhënien gjitheperfshirese por edhe ngarkojnë punën e mësuesit.

Ka rënie te madhe te studenteve ne universitet sidomos ne degët e mësuesisë dhe ato te shkencore qe vene ne pikëpyetje ekzistencën e këtyre degëve. Duhet një riorganizim i sistemit arsimor . Kemi ZVA edhe aty ku nuk ka nxënës. Miliona leke shkojnë për një administrate joefektive ne keto zyra, kur këto para mund te shkojnë per paga te mësuesve te cilët janë me te keqpaguarit ne Rajon.

Mungon nje Program i qarte politik nga ana e qeverise për mbështetjen e veçante qe kërkon arsimi dhe nuk konsultohet me eksperte te vërtete te fushës. Sepse është e qarte qe për këtë Qeveri Arsimi nuk është Prioritet për aq kohe sa buxhetoret sa me pak se vendet e rajonit ne raport me PBB.

Administrata arsimore është e politizuar. I kane kthyer mësuesit ne patronazhiste te prindërve, ne sekretare te shkresave dhe jo ne përçues te dijeve dhe as ne edukatore te brezave te ardhshëm.

Partia e Lirisë ka një Program te qarte për mbështetjen Arsimit dhe Investimin ne kapitalin njerëzor.

1- Investimi ne arsim dhe kërkim shkencor do te jete ne nivelin 5% te PBB.

Mbështetje financiare për studentet dhe mësuesit.

Inovacioni ne Shqipëri, financim mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Investime prioritare ne degët e teknologjisë dhe informacionit.