Seanca për vlerësimin e masës/ Beqaj: Me të ardhurat që kam mund të përballoj disa makina, por nuk kam patentë

"Unë gjithmonë hipi pasagjer se s'kam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh. Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë", tha Beqaj.

Seanca ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të akuzuar për abuzim dhe vjedhje me fondet e BE-së, po vazhdon në GJKKO. Gjatë seancës, Beqaj ka deklaruar se arsyeja që përdorë makinën në emër të Ermal Kurtulajt, është se s'ka patentë. Po ashtu, Beqaj ka deklaruar se me të ardhurat që ka, mund të përballoj shpenëzimet e disa makinave njëherësh.