VIDEO/ Vdekja e gjeniut të letërsisë - Zvalani: Kur unë lexoja Kadarenë, Veliaj shiste fiq dhe Spiropali kruante morra...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 15:42
Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal mëngjesin e 1 korrikut në banesën e tij në Tiranë në moshën 88 vjeçare.
E mërkura gjeti kryeqytetin në ditë zie kombëtare, teksa qindra personalitete publike dhe politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit.
Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit u tejmbush nga miq dhe adhurues të Kadaresë, por edhe nga politikanë e qytetarë të tjerë që përcollën me lule në duar kortezhin e shkrimtarit më të madh shqiptar.
Ndërkohë që së fundmi, eksperti i arsimit, Denis Zavalani ka reaguar në një video në platformën "TikTok", duke shkruar sipër saj: "Kur unë lexoja Kadarenë, Veliaj shiste fiq dhe Elisa Spiropali krruante morra."
@deniszavalani #homazhperkadarene #politikaperdorkulturen #injorantokracia ♬ original sound - Libraria ime
