“Parandaloni fatkeqësinë”/ Kongresmeni demokrat thirrje Biden: Hiq dorë nga gara presidenciale
Mike Quigley është bërë kongresmeni i katërt demokrat që i kërkon presidentit amerikan Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, katër muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Duke folur në MSNBC, deputeti Mike Quigley, i cili përfaqëson Illinois në Dhomën e Përfaqësuesve, pranon se Presidentit Biden i detyrohet mirënjohje, por thekson se e vetmja gjë që mund të bëj tani për të parandaluar fatkeqësinë absolute, është hapi drejt dorëheqjes nga kandidimi.
Tre kongresmenë të tjerë demokratë që i kanë bërë thirrje Presidentit Biden të largohet nga gara zgjedhore janë Lloyd Doggett (Texas), Raul Grijalva (Arizona) dhe Seth Moulton (Masachusetts).
Përballë Biden do të garojë republikani Donald Trump.
BREAKING: Rep. Mike Quigley (D-IL) calls on Biden to exit the race:
— All In with Chris Hayes (@allinwithchris) July 5, 2024
"Mr. President, your legacy is set. We owe you the greatest debt of gratitude. The only thing that you can do now to cement that for all time and prevent utter catastrophe is to step down and let someone else… pic.twitter.com/tnWOxja5lF
