Anglia ndryshon kurs, Hoxhaj: Rezultati u bë i qartë në javën e fundit. Brenda 24 orëve nga zgjedhjet, qeveria e re nisi punën
Keir Starmer u shpall zyrtarisht sot kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pas një takimi me mbretin Charles III në Buckingham Palace, disa orë pasi Partia e tij Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme, sipas “Deçan Herald”.
Starmer i ftuar nga mbreti Charles Starmer ka premtuar një fazë të “Ripërtëritjes Kombëtare” nën kryesinë e tij.
Lidhur me këto zhvillime në Britani, Andi Hoxhaj, Lektor pranë Kolegjit Universitar të Londrës dhe anëtar i Instituti Mbretëror për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” foli mbi ndikimin e këtyre zgjedhjeve tek politikat ndaj emigracionit dhe kryesisht ndaj shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Britani.
“Dihej që më herët se çfarë do të ndodhte në këto zgjedhje, por javën e fundit të fushatës u bë e qartë se rezultati do të ishte në këtë nivel.
Kjo pasi fushata e konservatorëve ishte e ngritur përmes mesazheve negative ku në fokus ishin krimi dhe emigrantët e paligjshëm, ndërsa fushata e laburistëve ishte më e pastër dhe më e qartë sa i përket mesazheve pozitive që ata përcollën.
Ana tjetër është fakti pastaj së 14 vite në pushtet, të konsumon, dhe vetëm në katërvjeçarin e fundit janë ndërruar 3 kryeministra.
Ajo çfarë u bë shumë e qartë në fushatë ishte se lidershipi i konservatorëve nuk ishte më në gjendje për të qeverisur më tej vendin. Dhe besimi tek qytetarët u thye me pandeminë e Covid, ku anëtarë të qeverisë konservatore kishin shkelur rregullat që vetë i kishin caktuar për qytetarët.
Pra, u gjykua si një veprim me dy standarde i qeverisë. Por ajo që ra në sy ishte se pushteti u ndërrua shumë shpejt dhe brenda 24 orëve qeveria e re e paszgjedhjeve nisi menjëherë punën”, u shpreh Andi Hoxhaj.
ÇFARË NDODHI ME ZGJEDHJET NË BRITANI
Udhëheqësi 61-vjeçar laburist udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme historike në Britaninë e Madhe – duke siguruar mbi 200 vende – pasi kryeministri në largim Rishi Sunak pranoi dështimin e Partisë se tij Konservatore – humbja më e keqe zgjedhore në histori.
Më herët, Rishi Sunak, 44 vjeç, dha dorëheqjen si kryeministër, ndërsa Starmer ka premtuar një fazë të “Ripërtëritjes Kombëtare” nën kryesinë e tij.
Ndërsa laburistët kaluan kufirin e 650 zonave zgjedhore dhe u shpallën fitues në orët e para të mëngjesit të sotëm, Starmer mbajti një fjalim të fitores në Londër.
Po ashtu ka pasur një ndarje të elektoratit, ku anëtarët e ardhshëm liberal-demokrat të parlamentit britanik kanë fituar një numër rekord vendesh në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe.
Partia e liderit të liberal-demokratëve, Ed Davey ka rrëzuar katër ministra të kabinetit dhe ka prapësuar suksesin e konservatorëve në zonat elektorale të mbajtura dikur nga ish-kryeministrat David Cameron, Teresa May dhe Boris Johnson.
Me 71 vende të fituara, liberal-demokratët mposhtën rekordin e mëparshëm të partisë prej 62 vendesh nën udhëheqjen e Charles Kennedy në 2005.



