Ukaj: Pas shqetësimeve për “Bayraktarët”, fshihet nisma se Vuçiç do të blejë armatime nga Rusia, Kina e Irani

Një ditë më parë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pretendoi se dronët “Bayraktar” që Shqipëria i ka blerë nga Turqia dhe që janë vendosur në bazën e NATO-s në Kuçovës, janë ngritur në ajër për të spiunuar veprimtarinë e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën.

Por kjo deklaratë për analistin nga Kosova Fidan Ukaj, janë kuadrin e propagandës viktimizuese të Vuçiçit.

Në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” Ukaj u shpreh se ky pretendim i Vuçiçit në fakt është një paralajmërim për disa blerje të reja që Serbia do të realizojë në ditët e ardhshme për fuqizimin e makinerisë së saj luftarake.

“Presidenti Vuçiç vjen nga kasta politike e Millosheviçit, si ministër i propagandës dhe ky zanat i vjetër i viktimizimit vazhdon edhe sot.

Pretendimi në fjalë nuk është asgjë më pas se një paralajmërim se Serbia do të blejë disa armatime të reja nga Rusia, Kina dhe Irani.

Dhe nuk do të jetë e largët koha se kjo që po them tani të prezantohet nga Serbia”, u shpreh ndër të tjera analisti Fidan Ukaj.