Hap i rëndësishëm në karrierë, Roko Vata prezantohet te klubi anglez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 18:55
Roko Vata është zyrtarisht lojtar i Watfordit. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare Rudi Vata është prezantuar nga klubi ku do të qëndrojë për 4 sezone.
Vata, i cili përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare, ka arritur të debutojë në sezonin e kaluar edhe me ekipin e parë të Celtic.
Por mundësia për të luajtur më shumë tek Watfordi si dhe për t’u provuar në një futboll më cilësor si ai anglez, e ka shtyrë të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

