Për një vend në gjysmëfinale, njihuni me formacionet e mundshme Francë-Portugali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 16:58
Te Portugalia zgjedhjet e Roberto Martinezit nuk duket do të ndryshojnë nga daljet e fundit. Fransisko Konseisao si mbrojtës i djathtë është i vetmi eksperiment që ka bërë trajnerit, por ndoshta balotazhin final do ta fitojë i zakonshmi Kanselo.
Nga ana tjetër e barrikadës, kolegu i tij, Didie Deshamp do të duhet të gjejë një zëvendësues për Adrien Rabio i cili u ndëshkua kundër Belgjikës. 4-3-3-shi duket i paprekshëm me një mesfushë muskulore të përbërë nga Kante, Tçuameni dhe Kamavinga.
Në sulm Grizman e Mbape do të mbështetin Turamin, teksa prapavija që ende nuk është ndëshkuar në Europian do të jetë ajo e përbërë nga Kunde, Upamekano, Saliba dhe Teo Hernandez. Sigurisht me Menjanë në portë.


