Spanja sfidon Gjermaninë, Thomai: Gjermanët të favorizuar, pasi janë në shtëpinë e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 18:07
Këtë të premte Spanja sfidon Gjermaninë dhe Franca Portugalinë, dhe të dyja këto ndeshje sipas gazetarit Flori Thomai i ftuar në emisionin “EURORA” premtojnë spektakël.
“Përveç tifozëve shqiptarë, ajo që pashë në Gjermani ishte entuziazmi i gjermanëve të cilët janë optimistë se ky evropian do të jetë i tyri.
“Mezi ç’po pres ta shikoj ndeshjen e sotme, numrat i kanë gjermanët për faktin se janë në shtëpinë e tyre.
Do të jetë një ndeshje shumë e bukur ku përveç traditës së të dyja skuadrave në gjirin e tyre kanë dhe këto talentet e reja, çka paralajmëron se spektakli do të jetë i garantuar.
Do të ketë gola, pasi nëse njëri nga ekipet do të shënojë atëherë loja do të zhvillohet e hapur”, u shpreh gazetari Flori Thomai.
NDIQNI EMISIONIN “EURORA”

