Vajza e Kadaresë: të lexojmë veprat e tij të gjithë përsëri, u ngjitu si hyj në panteonin e gjenive të botës

Besiana Kadare: Jemi të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse. Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘do na lësh rehat tani, nuk dua’,

E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij të gjithë përsëri.